Akuzohen për hakimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK, autorët dalin para GJKKO

Kanë dalë sot para GJKKO në seancën e parë në themel grupi kriminal që akuzohet se hakeroi e-mailet e disa prokurorëve të SPAK.
Të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj refuzuan që të filmohen nga mediat ndërsa seanca u shty me kërkesë të avokatëve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të cilët kërkuan t’i vihet në dispozicion vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake për të hartuar strategjinë e mbrojtjes.
Seanca e radhës u la më 27 prill ora 11:00
Tre të pandehurit akuzohen për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
/RTSH/