Akuzohen se dhunuan në mënyrë të organizuar policë dhe agjentë të BKH-së, Prokuroria e Fierit ngre akuza penale ndaj 3 të afërmve të arrestuar të ish- deputetit, Agron Kapllanaj

Prokuroria e Fierit ka akuzuar zyrtarisht dhe ka nisur procedimin penal për Klaudia Kapllanaj dhe Ledjan Kapllanaj, nipa të ish deputetit, Agron Kapllanaj, siu dhe një personi të tretë., të cilët akuzohen se në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar kanë dhunuar agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetmit, si dhe punonjës të policisë.
Ngjarja ka marrë një zhvillim tjetër sepse pas hetimeve ka rezultuar se dhunimi I punonjësve të policisë dhe të BKH-së ka qenë I organizuar. Mbi tre të akuzuarit rëndon akuza e rëndë “Goditjet për shkak të detyrës”.
Prokuroria, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, pretendon se ka regjistruar procedimin penal për 3 të akuzuarit që dhunuan punonjësit e policisë dhe agjentët e BKH-së.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se dhunimi I policisë dhe I agjentëve të BKH-së është bërë I porganizuar dhe I planifikuar nga organizatorët e këtij akti, pasi I kanë ndjekur me 3 makina punonjësit e policisë dhe I kanë dhunuar në rrugë publike.
“Dhunuan punonjësit e policies, Prokuroria Fier regjistron procedim penal ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve K.K., L.K., dhe G.K. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.”, thuhet në njoftim.
Ngjarja
Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.
“Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., çfarë i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.”, thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
/rtsh.al/