Tiranë- Ngjarje e rëndë në Lundër, 4 të plagosur me armë zjarri, mes tyre 2 të mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës në Tiranë, kur në Spitalin e Traumës kanë shkuar të plagosur me armë zjarri 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur të moshës 11 dhe 17 vjeç. Ngjarja e rëndë me 4 të plagosur është regjistruar në Lundër.
Lajmi është bërë i ditur nga policia e Tiranës sipas së cilës: “Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.”.
Për të sqaruar dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë me 4 të plagosur, policia bëri të ditur se ka ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/rtsh.al/