E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akuzohen se paguan të rinjtë në protesta, LSI padi në Prokurori për shpifje

 Lëvizja Socialiste për Integrim, ka përgatitur padi penale ndaj gjithë personave që akuzojnë këtë  forcë politike se paguan të rinjtë në protesta.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të funksionojë nëpërmjet triumfit të të vërtetës dhe jo shpifjeve dhe ka ardhur koha që Shqipëria të udhëhiqet nga shteti i së drejtës dhe jo nga shteti dhunues policor.Shpresoj shumë që kjo padi të shqyrtohet sa më parë nga Drejtësia, në mënyrë të paanshme, që vëmendja t’i rikthehet hetimit të plotë të asaj ç’ka ka ndodhur në këtë vend natën e së hënës së datës 7 Dhjetor, ku nëpërmjet vrasjes së Klodianit është vrarë çdo shpresë e rinisë dhe çdo sakrificë  çdo prindi. Vrasja e Klodianit nuk është çështje partiake është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri”, tha Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›