Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese, funksionale brenda javës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e KED për të dërguar kandidatin për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që i takon Parlamentit. Në një twitter të saj, ambasadorja amerikane tha se “Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”.