E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet për blerje votash, SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj babait të kandidates për deputete

Pandeli Bozha, babai i kandidates për deputete të Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e 11 majit, Limonera Bozha, do të përballet me GJKKO-në për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) vendosi të premten ta dërgoj për gjykim çështjen ndaj të pandehurit Bozha, i cili aktualisht është nën arrest shtëpiak për akuzën. Bashkë me do të gjykohet edhe Vladimir Lushkaj për veprën penale të korrupsionit pasiv në zgjedhjeve.

Gjatë procesit hetimor, nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 8 maj, rreth orës 10:00 të paradites, kur i pandehuri Bozha ka shkuar në banesën e Lushkajt. Në këtë takim, Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar, sipas SPAK-ut, emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte. Lushkaj e ka dorëzuar kartëmonedhën dhe fletën e ngjashme me të votimit te oficerët e policisë gjyqësore. Mbi fletën ishte theksuar me ngjyrë portokalli edhe emri i kandidatit për deputet që duhej votuar.

Vetë znj. Bozhaj e mohoi përfshirjen e babait të saj në veprën për të cilën ai akuzohet pas paraqitjes për këtë rast para Strukturës së Posaçme më 14 maj.

 “SPAK duhet të bëjë punën e vetë. Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Do ja lëmë në dorë drejtësisë. Koha do i provojë dhe faktet”, deklaroi atëkohë kandidatja për deputete.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›