E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shuhen 18 vatra zjarri në 12 bashki, Forcat Ajrore po monitorojnë me dronë gjatë 24 orëve

18 vatra zjarri janë regjistruar në 12 bashki të vendit gjatë 24 orëve të fundit, duke djegur rreth 35,9 hektarë sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikëse dhe një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura.

Për të menaxhuar sa më mirë përballimin e situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore kanë intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim gjatë ditës dhe natës mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Marrë shkas nga temperaturat e larta, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet një nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe rrezik “i moderuar” në qarqet e tjera.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes ftojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë në kohë reale pranë institucioneve vendore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›