Akuzohet për korrupsion, në pranga biznesmeni italian
57-vjeçari Italo Gigante është vënë në pranga në 14 korrik në aeroportin e Rinasit nga policia shqiptare, për llogari të drejtësisë belge. Zyra e Interpolit në Tiranë bëri të ditur dje se biznesmeni italian akuzohet për korrupsion me tenderat për rikosntruksionin e ndërtesës së delegacionit të KE-së në Tiranë.
Ai akuzohet për korrupsion, riciklim të fondeve nga aktivitetet kriminale, si dhe falsifikim e përdorim të dokumenteve të vjedhura. Bëhet fjalë për ngjarje që kanë ndodhur tre vite më parë, në mars 2007, kur me të njëjtat akuza u vunë në pranga edhe tre zyrtarë italianë të KE-së.
Ndryshe nga tre italianët e arrestuar, Gigante qëndroi i lirë për shumë kohë, madje në maj të vitit 2007 kandidoi për zgjedhjet lokale në Rioti të Italisë. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të përcaktimit të masës së arrestit. Ministria e Brendshme në Tiranë ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Belgjikë.