E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, merr flakë një makinë, s'ka të lënduar

Një makinë ka marrë flakë sot në Laprakë në mes të trafikut duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve.
Ngjarja ka nodhur rreth orës 10 të mëngjesit dhe ka shkaktuar panik të qytetarët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit që kanë vënë nën kontroll flakët, duke shmangur shpërthimin e automjetit.
Policia aktualisht po heton për rrethanat e djegies së automjetit që është një tip Land Rover me targa angleze. Në makinën në kohën e incidentit nuk ka patur asnjë person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›