E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për mashtrim një donatore e Obamës

Një donatore e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, është akuzuar për mashtrim, duke i shkaktuar kokëçarje fushatës së Obamës, në momentin kur ajo po përballet me historinë e dyshimtë të një mbështetësi tjetër të Obamës.

Donatorja e Obamës nga Neë Yorku, Abake Assongba dhe bashkëshorti i saj nganë ndarë këtë vit 50 mijë dollarë për fushatën e Obamës. Por Assongba në ndërkohë po përballet me një gjykatë në Floridë, ku është akuzuar se ka tjetërsuar më shumë se 650 milionë dollarë, për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së një multi-miliarderi në këtë shtet, akuzë kjo e cila mohohet nga bashkëshorti i saj.

Obama është kandidati i vetëm presidencial këtë vit, i cili ka bërë publike listën e financuesve të tij. Por publikimi i listës u shoqërua me probleme.

Fushata e tij i ktheu muajin e kaluar 200 mijë dollarë Carlos dhe Alberto Cardonas, vëllezërve të një të arratisuri nga Meksika, i cili akuzohet për kontrabandë me drogë.

Zëdhënësi i fushatës së Obamës, Ben La Bolt, nuk deshi të komentoi akuzat kundër Assongbas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›