E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania dhe Argjentina kujtuan 30 vjetorin e luftës në Falkland

Britania nuk do të bëjë kompromis për të drejtën e vetëvendosjes së banorëve të ishujve Falkand, ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron, ndërkohë që u përkujtua 30-vjetori i luftës në këta ishuj, pas pushtimit të tyre nga Argjentina.

“Si sot 30 vjet më parë, banorët e ishujve përjetuan një akt agresioni, që tentonte t'u rrëmbente atyre lirinë dhe mënyrën e tyre të jetesës”, tha Cameron.

Cameron vlerësoi trupat britanike, të dërguara 30 vjet më parë nga ish-kryeministrja konservatore, Margret Thacher, për të ripushtuar ishujt nga trupat argjentinase. Ne një gjest ripajtimi, Cameron tha se ky përvjetor duhet të shërbeje për të përkujtuar 649 argjentinasit dhe 255 britanikët, e vrare në ketë konfilikt.

Gjate muajve të fundit janë shtuar tendosjet mes Londrës dhe Buenos Airesit për sovranitetin mbi këtë arkipelag. Konflikti 74-ditor përfundoi me armëpushimin dhe kapitullimin e trupave argjentinase, në qershor të vitit 1982.

Britania i kontrollon ishujt Falkland, të cilët nga argjentinasit quhen ishujt Malivine, që nga viti 1833, por Argjentina pretendon ketë territor, duke thëne se e trashëgoi ketë të drejtë nga shpallja e pavarësisë nga Spanja.

Argjentina ka kërkuar negociata për sovranitetin, por qeveria britanike thotë se nuk e diskuton ketë çështje pa miratimin e banorëve të ishullit, të cilët janë britanikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›