Akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg pa afat, Kamber Sulçen

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të vazhdojë masën “Arrest në burg” për Kamber Sulçaj, 48-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.
Sulçaj u paraqit para togave të zeza dy ditë pas vetëdorëzimit në Prokurori, ku dorëzoi edhe armën e dyshuar të përdorur në ngjarje.
Gjatë seancës, prokurorja Blerina Musabelli paraqiti provat e hetimit, ndërsa avokati i Sulçajt, Arsenal Zotaj, kërkoi të merret parasysh dorëzimi i klientit si rrethanë lehtësuese.
I akuzuari qëndroi i heshtur, ndërsa avokati paralajmëroi ankimin e vendimit në Apelin e Tiranës.
Ngjarja ndodhi mesnatën e 27 shtatorit dhe u mbajt e paqartë për tre ditë, derisa Policia shpalli në kërkim Sulçajn më 29 shtator.
Procedurat penale për ngjarjen vijojnë.
/rtsh.al/