Akuzohet se ka kanosur me vdekje për shkak të detyrës
08/06/2010 Grupi i PD-së dorëzon në Prokurori padi për socialistin Tom Doshi
PD i kishte kërkuar më parë kryesocialistit Rama të distancohej
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dorëzojë sot pranë organeve të drejtësisë një padi për deputetin socialist Tom Doshi, pas kanosjes për vdekje, sipas PD-së, që ai i bëri ligjvënësit të mazhorancën, Gent Strazimiri, në seancën plenare të 24 majit. Në një deklaratë të shpërndarë ditën e djeshme për mediat, PD-ja bën me dije se në vendimin për kallëzimin penal përfaqësuesi i PS-së në Parlament akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës. Sipas nenit 238 të Kodit Penal, thekson grupi i deputetëve demokratë, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës parashikohet dënim edhe me heqje lirie. “Në datën 24 maj 2010, ndërsa po zhvillohej normalisht seanca plenare e radhës, Tom Doshi kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Incidenti u provokua pa asnjë arsye, kur deputeti demokrat po diskutonte në foltoren e Kuvendit dhe prej tij nuk u shqiptua asnjë fjalë fyese ndaj kolegëve të opozitës”, thuhet në njoftimin zyrtar të grupit kuvendor demokrat. PD-ja bën me dije se një ditë pas ngjarjes, shumë prej mediave elektronike të vendit transmetuan pamjet e qarta për publikun, ku shihet dhe dëgjohet qartë kanosja me jetë e kryer nga Tom Doshi. Pikërisht këto pamje do të përdoren nga grupi i PD-së për t’ia vënë në dispozicion organit të akuzës, duke iu bashkëngjitur kallëzimit penal. Demokratët shprehen se ligjvënësi i PS-së nuk i ka për herë të parë veprime të tilla, duke u bërë protagonist i ngjarjeve të dhunshme. “Disa vjet më parë ai goditi barbarisht në një ambient publik të Tiranës një gazetar të shtypit shqiptar, në sy të shumë dëshmitarëve. Ngjarja bëri bujë, duke shkaktuar edhe reagimin e ashpër të shumë personaliteteve vendase dhe të huaj, por megjithatë autori nuk u ndëshkua”, thuhet në deklaratën e grupit të PD-së. Deputetët demokratë dy ditë pas ngjarjes, i kërkuan kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të reagonte dhe të dënonte veprimin e Doshit. Në emër të PD-së, deputeti Eduard Halimi tha se kryesocialisti duhet të distancohet nga aktet e dhunës të kryera nga Tom Doshi në Parlament, ndryshe do të konsiderohet bashkëfajtor në këtë skandal. Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, PD-ja ka të gjithë të drejtën të besojë se “Rama është bashkëfajtor dhe nxitës i asaj vepre të shëmtuar dhe se ai miraton vrasësin dhe dhunuesin, edhe kur ky është deputet i Partisë Socialiste”.
Çfarë ndodhi
Seanca parlamentare e 24 majit, është ndërprerë për shkak të një incidenti mes deputetit të PD-së Gent Strazimiri dhe atij të PS-së Tom Doshi. Gjatë fjalimit, deputeti demokrat Strazimiri duke u uruar kolegëve socialistë mirëseardhjen në Kuvend kujtoi grevën e urisë së opozitës, duke thënë se deputetët e PS-së që u bënë pjesë e saj kanë lajmëruar familjet me sms. Kjo gjë ka irrituar Doshin, i cili iu drejtua foltores ku gjendej Strazimiri.