Pr/ligji për mjekët e rinj/ Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon të dëgjohen studentët

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet lidhur me projekt ligjin sipas të cilit studentët e rinj të mjekësisë do të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri për një periudhë 5 vjeçare pas përfundimit të studimeve.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ky pr ligj vjen për të plotësuar nevojat e vendit për mjekë dhe për të parandaluar largimin e tyre.
“Po e bëjmë për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat. Është një ligj që vjen si rezultat i prevalimit dhe nevojës për të përmbushur nevojat për mjekë,”- tha Kushi.
Sakaq më herët disa studentë i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën që të jenë të pranishëm gjatë shqyrtimit të projekt ligjit në komisione.
Gazetare: Megi Mehilli
/rtsh/