E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzon për plagjiat

Artisti shqiptar, Fate Velaj, pretendon në profilin e tij në Facebook, se vepra e artistit kosovar, Visar Obrija, dhe atij gjerman, Kai Roman Kiklas - që u përzgjodh për Monument të Pavarësisë - është kopje e monumentit The Gates of Europe (Dyert e Evropës), të cilin Velaj e ideoi dhe vendosi në Pogradec qysh në qershor të vitit 2009.

“Disa miq nga Tirana më nisën sot këto dy foto të një versioni të ri të Monumentit të Pavarësisë, që mendohet të ngrihet në Tiranë.

Ata më shkruanin se është gati 90 përqind e veprës sime të artit ‘The Gates of Eerope’, që është pjesë e konceptit tim ‘Europa Boulevard-100 Steps to Europe’, të cilin e zbatova në Pogradec dhe që u inaugurua më 20 qershor 2009, dhe i cili nga personalitetet më të larta të Evropës (Barosso, Kertezs, Ferrero Waldner, Faymann, etj) u quajt koncepti më i shkëlqyer në Evropë për përmbushjen e sloganit të BE ‘Ta bashkojmë Evropën nëpërmjet kulturës"”, shkruan Velaj në Facebook, ku edhe publikon fotot e veprës së tij të vitit 2009.

Si përgjigje ndaj komenteve të miqve të tij në Facebook, artisti dhe piktori Fate Velaj pohon se vepra u mbështet nga Qeveria është pothuajse kopje e njëjtë e monumentit të tij.

“Suksese!... Unë e kam përjetuar suksesin tim qysh më 20.6.2009”, thotë mes tjerash ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›