E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Fahim: M. Siti, shpejt skuader endrrash

"Mancester Siti do te kthehet ne skuadren e endrrave". Ky eshte premtimi i pronarit te ri te skuadres angleze, Sulaiman Al-Fahim, nje biznesmen shume i njohur ne boten arabe, megjithese eshte vetem 31-vjec. Al-Fahim iu besua drejtimi i klubit, qe u ble nga Abu Dhabi United Group, presidenti i se cilit eshte sheiku Mansour Bin Zayed Al Nayhan me nje pasuri prej 700 miliard dollaresh. "Do te ndertojme nje skuader fantastike qe te fitoje gjithcka. Mancester Siti eshte dicka shume speciale per njerezit e ketij qyteti dhe per tifozet, prandaj ne do ta ngrejme ne majen e futbollit evropian dhe boteror", eshte shprehur Al-Fahim ne daljen e pare perpara mediave. Per te ndertuar nje skuader endrrash sigurisht duhen shume para, qe jane problemi me i vogel per pronaret e rinj te Mancester Sitit. Per kete, te gjithe yjet e futbollit boteror jane ne shenjestren e klubit anglez, cmimi nuk ka problem. "Duam te gjithe lojtaret me te mire te botes, perfshire edhe Kristiano Ronaldon. Ai ka thene se do te luaje ne skuadren me te madhe dhe Mancester Siti do te behet e tille, me shume se Mancester Junajtid apo Reali i Madridit", ka vijuar Al-Fahim. Keshtu, Bufon, Serxhio Ramos, Kanavaro, Ferdinand, Abidal, Xherrard, Kaka, Mesi, Torres, Villa jane te gjithe ne listen e sheikeve te Mancester Sitit, qe kane gati 650 milione euro per te shpenzuar qe ne merkaton e janarit. Nje sfide kjo jo vetem per futbollin anglez, por edhe ate evropian e boteror. Nuk dihet nese rivalet e Sitit do te jene ne gjendje te mbajne idhujt e tyre ne skuadra, pasi ofertat faraonike qe do t'u behen yjeve te botes dhe klubeve, do te jene aq tunduese sa te gjithe, me ndonje perjashtim, do te heqin dore nga te perkedhelurit e tyre per ndonje shume te majme eurosh, si 130 milione te tilla per Kristiano Ronaldon per shembull!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›