E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil shirat perkeqesojne situaten

Detyra e trupave të emergjencës në zonën e Teresopolit në Brazil është ndërlikuar, ndërsa rreshje të reja shiu po shkaktojnë fryrjen e lumenjve dhe shkarje të reja dheu, informoi gjatë mëngjesit BBC.

Sipas zyrtarëve, më shumë se 500 persona kanë humbur jetën deri tani, por qindra të tjerë janë shpallur të humbur. Në shumë zona, trupat shpëtuese nuk kanë arritur ende dhe shirat e reja do të vonojnë edhe më shumë punën e tyre.

Këto janë rreshjet më të dëndura që zona malore pranë Rio de Zhaneiros ka parë që prej 44 vitesh. Parashikimet thonë se shirat do të vazhdojnë me javë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›