Al Kadi, video-konference per gjyqin e tij
Redinalda Caushaj
Sheiku arab, Yassin Kadi, kerkohet te deshmoje ne video-konference per procesin gjyqesor qe eshte ngritur ndaj administratorit te biznesit te tij, Hamzeh Abu Rayyan. Kerkesa eshte bere nga avokati i jordanezit, Saimir Visha, gjate seances se djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ne lidhje me sekuestrot e pasurive dhe thyerjen e urdhrit per ngrirjen e pasurive. Nderkohe qe nje nga kerkesat e pales mbrojtese ka qene edhe thirrja si deshmitare e ish-ministrit te Financave, Arben Malaj dhe atij aktual, Ridvan Bode, qe kane firmosur urdhrat per ngrirjen e aseteve te Al Kadi. Nese trupi gjykues i kryesuar nga Sander Simoni do te marre parasysh keto kerkesa, atehere sheiku saudit do te deshmoje per here te pare rreth dyshimeve per pasurite e tij ne Shqiperi dhe lidhjet me organizatat terroriste. Madje, mesohet se gjykata ka dhe nje adrese ne Arabine Saudite, ku Al Kadi, nje prej pronareve te Dy Kullave ne Tirane, banon per momentin.
Administratori i biznesmenit Al Kadi kerkoi dje ballafaqim me