E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinakeria ballkanike e Putinit

nga Morton Abramowitz
Rusia ka futur gishtat e vet ne syte e Perendimit mbi perpjekjen e gjate dhe te veshtire per te cuar Kosoven drejt nje pavaresie formale. Ndryshe nga kacafytjet mbi nje mbrojtje amerikane kunder rakete ne Evrope, ky konflikt nuk tregon asnje sinjal zbutjeje, dhe kercenon te demtoje akoma me teper marredheniet e paqendrueshme midis Rusise dhe Perendimit.
Ne cdo rast, Rusia ka sfiduar perpjekjet e perendimit per te ndihmuar pavaresine e Kosoves. Pas nje viti negociatash midis Serbise dhe Kosoves, Presidenti Vladimir Putin i Kremlinit ka hedhur poshte rekomandimet e raportit te ndermjetesit te OKB-se per nje pavaresi te mbikqyrur, duke penguar Keshillin e Sigurimit qe te pranonte kete raport, dhe insistoi per nje periudhe negociatash shtese 3 mujore midis Serbise dhe Kosoves - edhe pasi kompromisi u be i pamundur.
Tre jave me pare ne Keshillin e Sigurimit, Rusia serisht insistoi se cdo marreveshje duhej te kerkonte aprovimin e Serbise dhe Kosoves, dhe se ishin te nevojshme negociata te tjera. Rusia e di qe negociata te tilla do te jene te pafrytshme, por mesa duket beson se nje tjeter thirrje e padjallezuar per me shume negociata do te demtonte unitetin e BE-se, c'ka duket se eshte objektivi thelbesor per Putinin. Shtyrja e metejshme mund edhe te gjeneroje dhune ne Kosove dhe te minoje mbeshtetjen nderkombetare per pavaresine.
Urrejtja e Putinit per marredheniet "servile" te epokes se Jelcinit me Perendimin nxit kundershtimin e tij. Por ngadalesia e perendimit per te zgjidhur statusin e Kosoves ben te mundur qe ky kundershtim te fitoje terren. Efektivisht, perendimi ka lexuar keq ne menyre te vazhdueshme synimet e Rusise mbi Kosoven. Shume pretendojne se Kremlini ishte duke e shtyre te pashmangshmen por ne fund te fundit nuk do te bllokonte pavaresine. Tani, ne te njembedhjeten ore, Rusia eshte duke sulmuar nga pozicioni i saj obstruksionist, dhe zgjedhjet e saja presidenciale ne Mars ka shume te ngjare qe te riforcojne qendrimet anti-perendimore.
Pra cfare do te beje Putin kur SHBA dhe pjesa me e madhe e vendeve te Bashkimit Evropian do te njohin nje Kosove te pavarur ne muajt e ardhshem pa nje bekim te OKB-se, ashtu sic po planifikojne ato tani?
Eshte e pamundur qe Kremlini te tentoje nje tjeter nderhyrje ushtarake ne Kosove (perpjekja e tyre ne 1999 per te derguar permes ajrit trupa ne aeroportin e Prishtines ishte nje fiasco), por ai ka nje varg opsionesh qe mundet ti shkaktojne perendimit ndalesa.
Mbeshtetja e Kremlinit e ka bere efektive intransigjencen nacionaliste te Serbise mbi Kosoven. Rusia ka thene se ajo nuk do ti jape nje cek te bardhe Serbise, por ajo ka shume te ngjare te mbeshtese perpjekjet e qeverise serbe per te izoluar dhe destabilizuar nje Kosove te pavarur.
Ndersa Serbia i ka rezistuar ndarjes se Kosoves, Rusia mund te mbeshtese nje propozim serb per ndarjen e veriut te populluar nga serbet, nje perpjekje e cila do te hapte "Kutine e Pandores" per ndarjne e mundshme te Serbise, Bosnjes dhe Maqedonise. Nje propozim i tille mund te siguronte ndonje mbeshtetje ne Evrope dhe gjetke si nje kompromis ne dukje i pershtatshem, edhe pse ai do te destabilizonte edhe nje here Ballkanin.
Rusia sigurisht qe do te vazhdoje perpjekjet e saja diplomatike per te bindur boten se negociatat jane e vetmja rruge per te zgjidhur problemin, dhe se ai nuk mund te zgjidhet jashte OKB. Kjo do te terheqe mbeshtetje midis shume antareve te OKB-se, perfshi ata qe kane minoritete etnike te pakenaqura.
Rusia gjithashtu mund te veproje pertej Ballkanit, me sakte ne Kaukaz, me rajonet e veta te shkeputura, vecanerisht ne Gjeorgji. Nje deklarim pavaresie nga rajoni i shkeputur i Abkhazise, te cilin Rusia shume mire mund ta njohe. Nese Gjeorgjia ndermerr hapa ushtarake per te parandaluar kete, ushtria ruse ka shume te ngjare qe te reagoje me force, duke krijuar nje situate e cila mund te dale jashte kontrollit.
Megjithese SHBA dhe BE nuk duan te perkeqesojne marredheniet me Rusine, ato nuk mund te terhiqen perballe kokefortesise ruse; siguria ne Evrope eshte ne loje. Por ato gjithashtu duhet te vazhdojne te perpiqen per te parandaluar konfrontimin me Rusine ne te gjitha frontet.
Perendimi duhet t'ia beje te qarte Serbise se do te veproje energjikisht kunder cdo perpjekjeje per te nxitur dhunen ose ndarjen e Kosoves. Dergimi i trupave shtese te NATO-s, vec atyre te misionit te planifikuar te BE, per te mbikqyrur pavaresine e Kosoves do te ishte i dobishem.
Rusia e Putinit, e cila i kushton pak vemendje shtetit te se drejtes, i mbulon perpjekjet e saja diplomatike nen masken e zbatimit te se drejtes nderkombetare, ne vecanti Rezolutes 1244 te OKB, e cila i dha fund luftes se Kosoves me 1999. Nje ofensive diplomatike, qe eshte vonuar shume, duhet te nisi per te goditur argumentat ruse si edhe ti rikujtohet edhe njehere botes se cfare ka ndodhur ne Kosove.
Rezoluta 1244 nuk deklaron se Kosova duhet te mbetet nen sovranitetin serb, ashtu sic insistojne Rusia dhe Serbia, ajo as nuk perjashton pavaresine. Efektivisht cdo lexim i arsyeshem i rezolutes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›