E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda: Myslimanët të luftojnë të krishterët e hebrenjtë

Krahu i Al Kaedës në Jemen i ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve në Gadishullin Arabik që të bëhen pjesë e xhihadit, ose luftës së shenjtë, kundër të krishterëve dhe hebrejve që janë prezent në rajon. një thirrje e tillë është bërë nëpërmjet një mesazhi audio, të publikuar në internet. "Nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër përveçse luftës së shenjtë, citohet të ketë thënë lideri Saeed Al Shehri, një ish i burgosur në Guantanamo, i cili ka bërë thirrje për të sulmuar "interesat amerikane dhe Kryqtarët, siç i quajnë ata." " Të goditen interesat amerikane ngado e kudo" ka qenë mesazhi i drejtuar nga terroristët për myslimanët. Në këtë mënyrë, drejtuesi i krahut ose rrjetit terrorist të Al Kaedës në Jemen, i bëri apel mbështetësve të tij që të bëhen pjesë e këtij xhihadi.
Më pas ai ka treguar se organizata kërkon të marrë kontrollin në rajonin strategjik të Bab al Mandeb, i cili ndan Jemenin nga këndi afrikan, për të kontrolluar hyrjen në Gjirin e Aden-it. "Nëse do të mund të marrin nën kontroll ngushticës së Bab al Mandeb dhe për ta vendosur atë në zotërimin e islamit, atëherë kjo do të ishte një fitore e madhe", vijon më tej Said al Shehri. "Atëherë , ngushtica do të jetë e mbyllur dhe do të jetë e fortë morsa për hebrejtë, sepse është pikërisht nëpërmjet bab al mandeb-it që Amerika përçon mbështetjen e saj, duke kaluar nga Deti i Kuq", thuhet më tej në mesazhin e krahut të Al Kaedës në Jemen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›