SHBA-të kërkojnë sanksione më të forta ndaj Iranit
Kërkesa e SHBA-ve u bë publike sot nga Pentagoni përmes një deklarate. Irani filloi sot procesin e pasurimit të uraniumit në masën 20 për qind në objektin e Natanzit, në qendër të vendit, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA-së.Ndërsa nga SHBA-të vendimi i Iranit për fillim të pasurimit të uraniumit në përqindje të lartë, është cilësuar si "provokim".