E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda sulmon trupat në Jemen

Mediat lokale raportojnë se kryengritësit që kanë lidhje me Al Kaedën kanë sulmuar trupat qeveritare në jug të Jemenit.

Sulmet raportohet të kenë ndodhur në provincën jugore të Abianit, vend ky ku armata po lufton ekstremistët, që nga maji i vitit të kaluar.

Sulmues vetëvrasës raportohet se kanë shpërthyer dy makina të mbushura me eksplozivë afër dy postblloqeve ushtarake në dalje të Zinxhibarit, kryeqyteti i provincës së Abianit.

Raportohet se katër ushtarë janë plagosur gjatë sulmit.

Javën e kaluar të paktën 25 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës afër një kompleksi presidencial në jug të Jemenit.

Militantët e Al Kaidës duke shfrytëzuar trazirat politike njëvjeçare, kanë arritur që të forcojnë praninë e tyre, në veçanti në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›