E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shkelet Rezoluta për përfundim të mbikëqyrjes së pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka dështuar të shqyrtojë në kohë në Kuvend, pakon e ligjeve të nevojshme për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit.
Kështu, ekzekutivi ka shkelur Rezolutën për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila është miratuar më 31 janar nga shumica legjislative.
Me këtë dokument, të kundërshtuar vetëm nga lëvizja “Vetëvendosje”, Qeveria ka qenë e ftuar që në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, anëtarët e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe me Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, të përgatisë të gjitha amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin shtesë dhe ato t`ia paraqiste Kuvendit jo më vonë së katër javë nga data e miratimit të Rezolutës.
Një nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ka konfirmuar se deri të premten pasdite në Kuvend, nuk ka mbërritur një “pako” e tillë nga qeveria.
Ndërkohë, anëtarja e LDK-së në Komisionin për ndryshimin e Kushtetutës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kuvendi duhet të reagojë javën e ardhshme dhe të kërkojë nga qeveria t`i përmbushë detyrimet e saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›