E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez shkruan në Twitter: Jam gjallë

“Jam gjallë”, shkruan në Twitter presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua në Havana. Ai përdori rrjetin social për twu thënë zyrtarëve dhe mbështetësve të tij se ai “do të jetojë dhe do të fitojë”. Deklarata e tij erdhi pas operacionit që ai kreu në kubë. Mediat shkruajnë se ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse lideri venezuelian do të rikandidojë në zgjedhjet e tetorit. Ka qenë vetë Chavez ai që njoftoi pak javë më parë lajmin se sërish do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale, për të mposhtur tumorin. U njoftua gjithashtu se operacioni do të kryhej në të njëjtën pjesë ku ai u operua pak muaj më parë në Kubë. Asambleja Kombëtare e Venezuelës, ku Çavez ka shumicën, i ka dhënë atij “kohë të pacaktuar” për të qëndruar në Kubë. Vitin e kaluar, lideri majtist ka deklaruar se ishte shëruar pas dy operacioneve të kryera në Kubë. Nevoja për një tjetër ndërhyrje mjekësore, vuri në dyshim fushatën e tij për rizgjedhje më 7 tetor. Ajo po ashtu vë në pikëpyetje mundësinë e Çavezit për të sunduar Venezuelën edhe për një mandat gjashtë-vjeçar nëse fiton zgjedhjet. Pak kohë më parë Presidenti i Venezuelës akuzoi se tumoret që kanë prekur disa nga liderët botërorë mund të jenë shkaktuar nga disa viruuse të përdorura nga Shtetet e Bashkuara ta Amerikës kundër tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›