E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda synon prodhimin e bombës radioaktive

Dokumentat e klasifikuara të diplomacisë amerikane, të nxjerra nga WikiLeaks-i, tregojnë se Al Kaeda në vazhdimësi përpiqet të sigurojë materialet e nevojshme për të përgatitur bombë radiokative artizanale.

Shqetësimin ia kanë bërë të ditur zyrtarëve të NATO-s shefat e sigurisë në vitin 2009.

Sipas të njëjtave burime një tren mallrash, që udhëtonte nga Kazakistani drejt Rusisë, transportonte materiale për prodhimin e bombave artizanale radioaktive. Në të njëjtën kohë një trafikant në Lisbonë po përpiqej të shiste materiale radiokative të vjedhura nga Çernobili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›