E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje të parakohshme në Irlandë

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 22:30

Qeveria irlandeze ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 25 shkurt.

Kryeministri Brian Cowen tha se Parlamenti është shpërndarë një vit para skadimit të mandatit.

Në nëntorin e kaluar, Cowen u detyrua të pranojë ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi kriza e borxheve kishte gjunjëzuar ekonominë irlandeze.

Partia e Cowenit pritet të pësojë humbje të thellë, pasi votuesit e fajësojnë atë për keqadministrim të situatës ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›