E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën 14 të vrarë në Pakistan

Nga shpërthimi i një bombe në Peshauar të Pakistanit humbën jetën të paktën nëntë persona. Rreth 20 të tjerë u plagosën në të njëjtin sulm. Incidenti ndodhi në një treg në rrethinat e qytetit.

Në të tjera zhvillime militantët kanë vrarë pesë policë në rajonin e trazuar pakistanez të Beluçistanit. Militantët e këtij rajoni, që kufizohet me Iranin e Afganistanin, kërkojnë më shumë autonomi dhe kontroll më të madh mbi zonën që njihet për pasuri natyrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›