E Diel, 1 Nëntor 2026

Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së

Ministrat e Financave të eurozonës kanë miratuar të mërkurën në parim kandidaturën e italianit Mario Draghi për të pasuar Jean-Claude Trichet në presidencën e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Emërimi zyrtar pritet të bëhet në qershor në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

"Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së, ai gëzon një reputacion të shkëlqyer ndërkombëtar dhe evropian, ai ka ditur të vërtetojë se është shumë i lidhur me euron, me Bashkimin Evropian dhe integrimin e tij", tha Trichet.

Trichet, mandati i të cilit përfundon në tetor, qëndroi tetë vjet në krye të institutit monetar të Frankfurtit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›