Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmin në Irak

Rrjeti terrorist i Al Kaidës ka marrë përsipër sulmin e javës së kaluar në qytetin Hilla të Irakut.
Nga sulmi në fjalë mbetën të vdekur 24 policë dhe u plagosën 7 të tjerë.
Lajmi bëhet i ditur nga grupi amerikan SITE që mbikëqyr internetin.