E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Kinë

Shtetet e Bashkuara kanë "mosmarrëveshje të thella" me Kinën lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut, tha zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden.

Në hapje të takimeve dy ditore mes Kinës e SHBA-ve në Uashington si Bajden dhe Klinton shprehën shqetësimin e tyre për goditjet që Kina po iu bën disidentëve.

Bajden theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të zhvillojë takime me Kinën për çështjet e aktivistëve, avokatëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe artistëve të burgosur.

Autoritetet kineze të shqetësuara nga ndonjë ndikim i mundshëm i zhvillimeve në Lindjen e Mesme kanë ndaluar dhjetëra disidentë gjatë muajve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›