Puna e agjenteve te zbulimit dhe zyrtareve te rendit

Ndersa bota reagon ndaj lajmit per vrasjen e udheheqesit terrorist Osama Bin-Laden puna e agjenteve te zbulimit dhe zyrtareve te rendit qe vazhdojne te ndjekin dhe ndalojne terroriste te tjere qendron larg vemendjes se mediave. Nje njeri qe e njeh mire ate bote te panjohur eshte Fred Burton analist per kompanine Stratfor me seli ne Austin te Teksasit nje firme private zbulimi qe e ka shtrire veprimtarine e vet ne bote. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus njofton nga Houstoni i Teksasit se ne dy libra qe ka shkruar zoti Burton pershkruan punen teper te veshtire qe fshihet pas arritjeve te sukseshme sic ishte operacioni amerikan ne Pakistan.
Kur Fred Burton filloi te punonte per Sherbimin e Sigurise Diplomatike prane Departamentit te Shtetit nga mesi i viteve 1980-te ai ishte pjese e nje ekipi prej 3 anetaresh qe perpiqej te ndiqte te dyshuar terroriste per te mbrojtur diplomatet amerikane neper bote. Sot ekipe te tilla jane shume me te medha jo vetem ne Departamentin e Shtetit por edhe ne agjenci te tjera amerikane qe punojne ne fushen e kunderterrorizmit.
Qe prej sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 Shtetet e Bashkuara kane ndermarre hapa agresive per te ndalur terroristet dhe per te ndihmuar sa me shpejt ne cdo incident qe mund te ndodhe. Zoti Burton mendon se si rezultat Amerika eshte me e sigurte por nuk mund te jete kurre plotesisht e sigurte.
Sot ne jemi me te pergatitur per nje sulm te mundur si ai i 11 shtatorit 2001. Ekipet e pergjigjes se shpejte jane te stervitur. Fatmiresisht mendoj se Byroja Federale e Hetime FBI ka bere nje pune shume te mire per te neutralizuar cdo lloj kercenimi strategjik ne token amerikane. Megjithate individe te vecante do te jene gjithnje te afte te vrasin thuajse kedo qe duan.
Eksperti Burton thote se akte te individeve qe nuk kane drejtperdrejt lidhje me ndonje organiozate terroriste jane thuajse te pamunura per ti parashikuar e ndalur por kercenimet me te medha vijne nga organizata qe mund te planifikojne dhe bashkerendojne sulme me te medha te cilat perbejne nje kercenim te vazhdueshem. Ndjekja e grupeve te tilla neper bote eshte nje detyre e veshtire por zoti Burton thote se burrat dhe grate e angazhuar ne kete fushe punojne pa pushim dhe per arsye te natyres se punes se tyre kjo pune duhet te behet ne menyre sekrete.
shte nje pune shume e veshtire dhe shume me e nderlikuar se sa kur une punoja ne kete sektor. Une e di fare mire se sa e veshtire eshte per familjet e ketyre punonjesve madje e di se 95 per qind e tyre nuk do te falenderohen ashtu sic e meritojne.
Fred Burton ka shkruar dy libra rreth pervojes se tij ne ndjekjen e terroristeve Fantazma rrefimet e nje agjenti kunderterrorizmit dhe me se fundi librin me titull Ne ndjekje te hijeve ndjekja per jete e nje agjenti special per te nxjerre para drejtesise nje vrases te luftes se ftohte.
Libri i dyte perqendrohet ne rastin e Josef Alon diplomat izraelit qe u vra ne Bethesda te shtetit Maryland me 30 qershor 1973 vendbanimi ne ate kohe i zotit Burton. Alon ishte zv. atashe ne ambasaden izraelite ne Uashington. Kjo ishte vrasja e pare e nje diplomati ne zonen e Uashingtonit.
Alon kishte nje kariere te gjate ne ushtrine izraelite por nuk kishte asnje karakteristike qe ta identifikonte ate si agjent zbulimi ne ambasaden ne Uashington apo ndonje arsye te vecante qe ai te vihej ne shenjester te terroristeve.
Per disa vjet ceshtja mbeti e hapur dhe thuajse e braktisur. Me vone zoti Burton u angazhua me drejtperdrejt ne perpjekjet e vete familjeve dhe disa nepunesve te rendit per te gjetur vrasesit.
Familja me kerkoi te gjeja vrasesit e babait te tyre. Agjenti i FBI-se qe mori pjese ne hetimet fillestare dhe dedektivi i rasteve te pazgjidhura ne departamentin e policise qe e mori kete ceshtje luajten nje rol shume te rendesishem. Pra ishte nje ekip qe beri pune shume te mire per te gjetur autoret e vrasjes si dhe arsyet.
Pas zbulimit te botes se erret te organizatave terroriste zoti Burton arriti ne perfundimin se vrasja ishte kryer nga organizata terroriste palestineze Shtatori i Zi. Kjo organizate kishte vrare edhe 11 atlete izraelite ne lojrat olimpike te vitit 1972 ne Gjermani. Me vone agjentet izraelite i gjeten dhe vrane shumicen e anetareve te kesaj organizate.
Megjithese libri i zotit Burton nuk permban prova te sakta te vrasjes se diplomatit Alon ai jep nje pasqyre te menyrave dhe arsyeve se pse nje grup terrorist mund te kryeje nje krim te tille.
Qe prej vrasjes me 1973 ne Bethesda zoti Burton ka punuar shume me teper ne analizmin e terrorizmit dhe te kercenimeve terroriste. Por ai mban gjithashtu nje liste me emrat e terroristeve te dyshuar qe ai ka ndjekur ne te kaluaren dhe ndjen kenaqesi te madhe kur i ve vizen emrit te njerit prej tyre sapo ai te jete kapur apo vrare.