E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida pa udheheqesi - kush mbetet pas Bin Ladenit

Me vrasjen e Osama Bin Ladenit rrjeti terrorist Al Kaida nuk e ka humbur vetem udheheqesin e saj por edhe figuren simbolike. Por ai nuk ka mbetur pa udheheqesi. Ka mbetur numri dy i ketij rrjeti Aimann Al- Savahiri i cili vitet e fundit ka derguar te Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sukses i madh i Obames pakten pese here me shume mesazhe se Bin Ladeni. Ekspertet jane te mendimit se Savahiri gjendet ne zonen kufitare me Pakistanin. Ne vitin 2004 ai i ka ikur perpak armates pakistaneze ne nje tunel. Dyshohet se ai tani ka nje influence me te gjere.

Al Savahiri i perkiste me 11 shtator udheheqesise se ngushte te afert me Bin Ladenin dhe ishte i ngarkuar per shume sektore si ideologjia logjistika dhe financat. Por sot rrjeti terrorist Al Kaida paraqet me shume nje organizate ombrelle e nderlidhur me organizatat rajonale. Pervec gatishmerise se perbashket per vrasje ato i lidhin shume pak elemente te tjera. Eksperti per terrorizem britaniku Michael Chandler thote se rrjeti terrorist ka tani me shume karakter rajonal.

Ideologjia e perbashket aksionet e ndara Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ayman Al Sawahiri

Abu Sajafi ne Filipine Jemaah Islamia ne Indonezi apo Al Kaida ne Maghreb - te gjitha keto organizata terorriste kane nje autonomi te gjere operimi. Ato kane nje rendesi veprimi rajonal thekson Chandler.

Ministri i ri amerikan i Mbrojtjes shefi i deritanishem i CIA-s Leon Panetta pohon se Al Kaida edhe me tej eshte shume e rrezikshme per Ameriken dhe aleatet e saj Udheheqesit e saj ne Pakistan vazhdojne me aksione kunder trupave tona dhe te aleateve ne Irak Afrike apo vendet arabe pohon Panetta.

Qellim strategjik mbeten Iraku dhe Afganistani

Rrjeti terrorist ne Irak ka pasur nje aftesi te larte veprimi keto vitet e fundit. Abu Musab al Sarkavi udheheqesi i Al Kaides ne Irak u vra ne vitin 2006 si pasoje e nje sulmi amerikan nga ajri. Qe prej atehere jane zvogluar edhe sulmet vetevrasese ne kete vend. Edhe aftesite opertative te Al Kaides ne Irak jane zvogluar sepse disa prej udheheqesve te saj gjenden ne burg. Megjithate sulmet vetevrasese nuk kane perfunduar.

Mullah Omar tani eshte me i kerkuari Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mullah Omari

Shefi i talibeneve afgane Mulla Omari ka mbetur pas vrasjes se Osama Bin Ladenit personi me i kerkuar ne bote. Ndonese udheheqesit e talibaneve kohet e fundit kane theksuar disa here se jane distancuar prej Al Kaides. Ky pohim mund te jete edhe taktik por me rritjen e shpresave qe pas terheqjes se ISAFI-t talibanet mund te behen nje partner per bisedime me forcat perendimore zvoglohet edhe gatishmeria per sulme terroriste.

Vrasja e Osama Bin Ladenit e ka dobesuar me siguri Al Kaiden. Por ky rrjet terrorist kahere nuk eshte varur prej tij. Ne vecanti kur dihet qe Bin Ladeni kohet e fundit ka jetuar me shume nga miti se sa nga veprat.

AutorDaniel Scheschkewitz / Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›