Al Kaida po rekruton luftëtare

Al Qaeda ka nisur rekrutimin e grave terroriste, duke krijuar të ashtuquajturat brigadat burka. Një video e publikuar nga ekstremistët islamikë tregon se si një grup grash stërviten për të luftuar në rajonin e trazuar të Çeçenisë.
Karakteristikë është se grupi përbëhet vetëm nga femra të gjitha me veshje burka, ndërkohë që stërvitja ka të bëjë përdorimin e armëve kallashnikov, granata dhe armë të tjera.
Besohet se ky grup ka qenë i rekrutuar më parë nga një fraksion terroristësh të lidhur me Al Qaedën.