Brahimi: Gjendja në Siri po përkeqësohet

Këto deklarata ai i dha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
Brahimi tha se ai nuk do të dekurajohet nga dështimi i armëpushimit, i cili ishte propozim i tij.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të mundemi dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, brenda dhe jashtë Sirisë, për ta ulur nivelin e dhunës, dhe eventualisht për t’i dhënë fund asaj, si dhe t’ia mundësojmë Sirisë ndërtimin e një Sirie të re”, ka thënë Brahimi.
Armëpushimi që planifikohej të fillonte të premten dhe të zgjaste gjatë 4 ditëve të festës myslimane të Bajramit, u prish menjëherë, pasi forcat e Assadit dhe kryengritësit e fajësonin njëri tjetrin për sulme.
Aktivistët sirianë thonë se me qindra njerëz janë vrarë në Siri që nga e premtja. Ata gjithashtu theksuan se aeroplanët luftarakë kanë bombarduar të hënën Damaskun, në ditën e fundit të armëpushimit.