E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida prapa sulmeve të fundit në Siri?

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së tha se dega e Al Kaidës në Irak mund të qëndrojë prapa shpërthimeve të fundit kundër regjimit sirian.

Xhejms Klaper i tha Komitetit për Shërbime Ushtarake të Senatit se shpërthimet kundër trupave të sigurisë dhe atyre qeveritare në Damask dhe Alepo kanë “tiparet dalluese të sulmeve të Al Kaidës”.

Ai shtoi se Al Kaida mund të jetë infiltruar në grupet opozitare, pa qenë në dijeni këto të fundit.

Klaper tha se mungesa e një grupi të unifikuar opozitar mund të lërë një vakuum në pushtet, të cilin mund ta mbushin ekstremistët, nëse bie qeveria siriane, një zhvillim ky që është cilësuar si shqetësues, pasi qSiria ka një rrjet të gjërë armësh kimike.

Komentet e Klaperit vijnë pas një video incizimi të liderit të Al Kaidës, në të cilin ai u kërkoi myslimanëve që të mbështesin kryengritësit rebelë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›