E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet trafikanti i drogës, avioni i tij fluturonte afër Obamës

Një aeroplan i vogël që po transportonte marihuanë është detyruar të aterojë afër Los Angelosit, pasi piloti hyri në hapësirën e njëjtë ajrore me helikopterin “Air Force 1”, në të cilin gjendej presidenti amerikan Barak Obama.

Çesna, një lloj aeroplani i vogël, fluturoi në të njëjtën hapësirë ajrore, ç`ka bëri që ushtria të dërgojë dy luftarakë F-16 për ta ndaluar.

Aeroplanët luftarakë e detyruan aeroplanin që të aterojë në aeroportin Long Beach, ku policia po priste, për ta marrë në pyetje pilotin.

Ai i tha policisë se kishte fluturuar aksidentalisht afër helikopterit ku ndodhej Obama, por pas kontrollimit në aeroplanin u zbuluan 18 kilogramë marihuanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›