SHBA, të shtëna në ndërtesën e FBI-së

FBI tha se një agjent i emigracionit ka qëlluar dhe ka plagosur një agjent tjetër, ndërsa pastaj është vrarë nga kolegu i tretë në një ndërtesë federale, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Agjenti special i FBI-së Stiven Martinez tha se të shtënat kanë ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17 e 30 sipas kohës lokale.
Më herët ka pasur raporte kundërthënëse rreth numrit të njerëzve që ishin vrarë.
Martinez, sipas AP-së, e cilësoi incidentin si një rast dhune në vendin e punës ku ishin të përfshirë dy agjentë federalë.
Ai tha se njëri agjent kishtë qëlluar disa herë mbi agjentin tjetër, duke e plagosur.
Në këtë pikë, agjenti tjetër ka ndërhyrë duke gjuajtur, dhe ka rezultuar me vdekjen e sulmuesit.