Al-Kharaf: Mbështes projektet e Bashkisë së Tiranës
TIRANË - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf, i cili ndodhet në Shqipëri që prej ditës së djeshme, takoi sot pasdite Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ku bisedoi për çështje me interes të ndërsjelltë.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf, pa nga afër punimet që po zhvillohen në sheshin "Skenderbej" dhe u njoh me stadin aktual të projektit të financuar nga Emiri i Kuvajtit, Sabah Al-Ahmed Al-Sabber Al-Sabah, me vlerën e 5 milion eurove.
Kryebashkiaku Basha e njohu zyrtarin e lartë kuvajtian me projektet dhe planet e zhvillimit të qytetit të Tiranës. Gjithashtu, të dy palët biseduan edhe për të forcuar marrëdhëniet midis investitorëve kuvajtianë dhe shqiptarë, në veçanti të Tiranës, në funksion të zhvillimit ekonomik të Tiranës dhe krijimit të shanseve për punësimin e qytetarëve të Tiranës.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit shprehu mbështetjen e shtetit të tij për projektet e Bashkisë.
Pasi u njoh me ecurinë e punimeve në sheshin "Skënderbej", Jassim Mohammad Al-Kharaf u shpreh se "ky projekt, një dhuratë nga Emiri i Kuvajtit, tregon për një marrëdhënie të shkëlqyer mes dy qeverive e gjithashtu mes dy popujve. Jam i lumtur që ndodhem sot para jush".
Në lidhje me gjykimin e tij për ndryshimin e projektit të sheshit "Skënderbej", Jassim Mohammad Al-Kharaf tha për mediat se "jam me atë çka i bën mirë popullit të Tiranës dhe Shqipërisë. Nëse vizioni është për të mirën e popullit dhe qytetarëve të Tiranës, politika jonë si kuvajtianë është të mos ndërhyjmë në çështje që i përkasin ekzekutivit".
Kryebashkiaku Basha, duke e cilësuar Kryetarin e Kuvendit të Kuvajtit "një mik të vjetër të Tiranës dhe të shqiptarëve", tha se "jemi të vendosur për të përfunduar sa më shpejt fazën e rehabilitimit të këtij sheshi, si një detyrim ndaj qytetarëve të Tiranës, por edhe si shenjë e përkushtimit tonë, partneritetit dhe seriozitetit tonë, në raport me bujarinë e treguar nga Fondi i Kuvajtit dhe Lartësia e tij, Emiri i Kuvajtit".
Basha dhe Jassim Mohammad Al-Kharaf diskutuan gjithashtu për projekte të tjera të zhvillimit të qytetit të Tiranës dhe për mundësinë e partneritetit të vazhdueshëm në këto projekte.
Kuvajti ka ndihmuar Shqipërinë përgjatë 20 viteve jo vetëm për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte në fushën sociale.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Al-Kharaf: Mbështes projektet e Bashkisë së Tiranës