Al Maliki: Krerët e Al Kaidës në Irak janë vrarë

Krerët e Al Kaidës në Irak janë vrarë. Në një konferencë për shtyp kryeministri i vendit Nuri Al Maliki deklaroi se një skuadër speciale ka vrarë pasardhësin e Al Zarkavit, Abu Ajub al-Masri. Në të njëjtin operacion ka mbetur i vrarë dhe Abu Omar al-Baghdadi, "emiri" i shtetit islamik irakian, grupit që ka lidhje të ngushta me organizatën terroriste të Bin Ladenit.
Gjatë konferencës për shtyp Maliki shfaqi para kamerave fotot e dy eksponentëve të vrarë të Al Kaidës, të cilët tha se ishin vrare pas rrethimit të banesës ku të dy po takoheshin. Më pas edhe zëdhënës të ushtrisë amerikane në Irak konfirmuan vrasjen e tyre. Përmes një deklarate për shtyp Komandanti i forcave amerikane në Irak Gjeneral Raymond Odierno deklaroi se vdekja e këtyre terroristëve është potencialisht goditja më e rëndë ndaj Al Kaidës në Irak që prej fillimit të angazhimit ushtarak aty. Në operacionin e forcave të sigurisë humbën jetën gjithashtu ndihmësi i Al Mastrit dhe djali i Al Bagdadit.
Alsat < I mëparshmi