E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dorëzova të vërtetat e Shqipërisë. Takimi me Fatos Nanon

Kryeminstri Sali Berisha ka dalë para gazetarëve për të dhënë detaje mbi vizitën e tij në Bruksel ku dorëzoi përgjigjet e pytësorit të BE-së. Kryeministri u shpreh se në vëllimin prej 3854 faqesh të përgjigjeve të pyetësorit që iu dorëzua zyrtarëve të Brukselit janë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 18 vite. Udhëtimi 18-vjecar i Shqipërisë nuk ka qenë një udhëtim i lehtë, në tërësi udhëtimi drejt Evropës ka qenë një udhëtim i vështirë me mundime dhe sakrifica, u shpreh Berisha.

“Pas 18 vitesh përfaqësoja një vend anëtar të NATO, të Këshillit Evropian, një vend që kishte firmosur dhe zbatuar MSA-në, dhe që ishte ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare të BE. Përfaqësoja një vend që në 16 nëntor 2009 u vendos ne unanimitet për të celur në mënyrë përfundimtare dyert e integrimit të tij të plotë në BE, përfaqësoja një vend i cili zhvilloi zgjedhje të lira e të ndershme, që disponon institucione të shtetit ligjor, funksional, nje vend me ekonomi tregu funskionale që i rezistoi më mirë se cdo ekonomie tjetër, cunamit financiaro ekonomik evropian dhe botëror”, tha Berisha.

Kryeministri ka bërë të ditur edhe detaje lidhur me takimin me Fatos Nanon në Vjenë: “Në Vjenë në një moment historik për vendin tim do të ftoja liderin historik të të majtës shqiptare, për një takim i cili kishte disa arsye. Së pari, respekti im për kundërshtarin mbetet i pandryshuar, konstant, por dua të theksoj këtu se nuk mund të anashkaloja, zotin Fatos Nano pa e takuar në këtë moment historik për vendin. Lideri historik i të majtës shqiptare pavarësisht se ku ndodhet ka meritat e tij të cilat askush nuk mund tia mohoj. Të gjitha marrëveshjet që kam firmosur me Fatos Nanon i kanë shërbyter kauzës evropiane të shqiptarëve dhe i kemi respektuar dua të theksoj këtu se në vitin 2005 zoti Nano me një qëndrim thellësisht civil, qëndroi premtimit që u kishte dhënë anëtarëve të tij, që në rast mosfitoreje do jap dorëheqjen e bëri këtë duke vendosur kështu një standard të qytetëruar në politikën shqiptare. Duke takuar zotin Nano kam shprehur respekt për të majtën shqiptare dhe kontributin e saj në të gjitha proceset e integrimit të vendit”.

Ndërsa lidhur me zgjidhjen e ngërcit politik, kryeministri tha se e rëndësishme është që ti përmbahen Kushtetutës dhe rregullave të shtetit ligjor. “Në rast se opozita është e interesuar që të bëjë transparencën, institucionet demokratike të këtij vendi, Kushtetuta e tij, shteti ligjor kanë të gjitha procedurat e përcaktuara jo vetëm për të hapur kutitë e votimit por dhe kasafortat më sekrete të këtij shteti. E rëndësishme është ti përmbahesh Kushtetutës dhe rregullave të shtetit ligjor. Këtu pra, është një hapësirë e pakufizuar por e kodifikuar në ligjet e vendit”, u përgjigj kryeministri. Ndërkaq, duke iu referuar kongresit të Partisë Socialiste, dhe referimit të kreut socialist Rama në fjalimin e Fan Nolit, Berisha tha se është zgjedhje mjerane të recitosh Fan Nolin me sloganet e Haxhi Qamilit.

Ndërsa për emërtimin e ri të Partisë Socialiste dhe programit të saj Berisha tha se programi i qendrës së djathtë e ka gjetur shtratin e vet, duke nënkuptuar se dy kategoritë e përfshira në programin e PS, ish pronarët dhe të përndjekurit, janë pjesë e programit të demokratëve. “Nuk është letër programi, është frymë, është shpirt dhe përkushtim. Programi i qendrës së djathë ka gjetur shtratin e vet të palëkundur. Mund të marr ndonjë anëtar dhe ai vetë mund të ishte anëtar i PD, po të jetë për mua po”, deklaroi Berisha. Për sheshin “Skënderbej” kryeministri tha se ka pasur takim me arkitektë dhe përfaqësues të studios duke u shprehur se cështja do të marr zgjidhjen që meriton.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 20 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›