E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni në Tiranë: Kosova si shtet në samitin e Sarajevës

Kosova konfirmon se do marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian në Sarajevë vetëm në cilësinë e shtetit. Nga Tirana ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni deklaron se nuk do të ulet në asnjë tryezë në qoftë se nuk njihet si i barabartë.

"Kosova është e gatshme dhe është fleksibël në këtë drejtim. Kosova nuk do të pranojë të marr pjesë në asnjë lloj takimi nëse pjesëmarrja e saj nuk është krejtësisht e barabartë me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor", deklaroi Skënder Hyseni.

Spanja dhe Turqia do të negociojnë të martën me Serbinë , për të gjetur formulën që në samitin të jenë të pranishëm të dy shtetet fqinjë. Ndërkohë ministri i Jashtëm kosovar nuk e ka parë aspak si problem liberalizimin e njëanshëm të vizave me Serbinë nga sheti shqiptar.

"Pse të mos tregohet vullnet në Ballkanin Perëndimor që dhe në këtë pjesë të botës e cila gjithmonë kualifikohet si një pjesë që shkakton telashe, probleme, konflikte. është e domosdoshme që dhe republika e Serbisë tu bashkohet përpjekjeve të të tjerëve dhe frymës që gjithë të tjerët në Ballkanin perëndimor po përpiqen ta instalojnë një herë e mirë në mënyrë të qëndrueshme në këtë pjesë të botës", tha Hyseni.

"është e vërtetë që ne kemi kërkuar që kjo të ishte një marrëveshje reciproke, dhe normalisht kështu duhet të ishte. Por ne nuk mund të bënim një diskriminim mbi baza etnike, pra që shqiptarët e Serbisë me përkatësi etnike shqiptare të hynin në mënyrë të vecantë në Shqipëri", tha Meta. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun kosovar, meta njoftoi dhe hapjen e 3 pikave të tjera doganore me Kosovën.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›