Al-Qaida përgjegjëse për sulmin në Jemen

Zyrtarët e Jemenit thanë se një ushtar, që dyshohet të ishte aty në mënyrë të parregullt, shpërtheu eksplozivin ndërkohë, që qindra ushtarë të tjerë ishin rreshtuar për provat për një parade ushtarake, në kryeqytetin Sanaa.
Ushtarët ishin duke u përgatitur për një paradë që ishte paraparë të zhvillohej të mërkurën, për të shënuar bashkimin e veriut dhe jugut të Jemenit.
Dega e Al-Qaidës me bazë në Jemen tha se sulmi kishte si objektiv komandantë të lartë të Jemenit. Ky sulm vetëvrasës me bombë erdhi gjatë një ofensive të qeverisë së Jemenit, e mbështetur nga SHBA-ja, kundër militantëve, të cilët morën rajonet jugore vitin e kaluar, ndërkohë që vendi u përfshi në një kryengritje kundër presidentit të atëhershëm Ali Abdullah Saleh.
Edhe Këshilli i Sigurimit ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Jemen.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka dënuar fuqishëm sulmin dhe bëri thirrje për autorët se do ta mbajnë përgjegjësinë.