NATO miratoi planin për Afganistanin
Liderët konfirmuan se trupat luftarake të NATO-s do të tërhiqen nga fundi i vitit 2014, duke lënë vetëm njësitë që do të stërvitin trupat lokale.
Por presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi: “Për sa kohë afganët do të luftojnë, ata nuk do të jenë vetëm”.
NATO deklaroi gjithashtu se është optimiste se Pakistani do të rihapë rrugët e furnizimit, që u mbyllën pasi një sulm ajror amerikan në vitin 2011, që vrau 24 ushtarë pakistanez.
Takimi dyditor mblodhi bashkë liderët nga më shumë se 50 vende, përfshirë 28 anëtare të NATO-s, si dhe presidentin afgan Hamid Karzai dhe atë pakistanez, Asif Ali Zardari.
Një deklaratë për shtyp e lëshuar në përfundim të samitit, u theksua se “kalimi i kontrollit tek forcat afgane është i pakthyeshëm dhe asnjë mision luftarak nuk do të mbetet atje pas vitit 2014, kur 130 mijë trupa të NATO-s janë programuar të largohen”.
Gjithsesi, presidenti Obama bëri një apel për mbështetjen e popullit afgan. Ai tha se NATO duhet të vazhdojë të këshillojë dhe asistojë trupat afgane, në mënyrë që ato të bëhen më të forta.