E Diel, 1 Nëntor 2026

Alan Prost, drejtuesi i ri i Reno

Alan Prost mund të zëvendësojë Flavio Briatoren në drejtimin e skuderisë Reno. Sipas së përditshmes franceze "L‘Equipe", "profesori" është njëri prej kandidatëve për kreun e skuadrës, menjëherë pas skandalit në Singapor, pra aksidentit të organizuar të Pikesë, për të favorizuar Alonson. Prost është gjithashtu edhe në garën për zëvendësuesin e Pat Simonds, drejtorin teknik të skuadrës franceze, i cili u largua së bashku me Briatoren. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 i ka komentuar këto hipoteza: "Deri më tani janë thjesht zëra të pakonfirmuar. Asnjë drejtues i Renaultit ende nuk më ka kontaktuar. Gjithsesi do ta kisha për nder që ta drejtoja këtë skuadër". Kandidatët e tjerë janë Frederik Vasur, Kraig Pollok dhe Devid Riçards. Reno, nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm Patrik Pelata, i ka cilësuar goditje të rënda skandalin dhe largimet e dy drejtuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›