"U largova për të mirën e skuadrës"
"Largohem për të mirën e skuadrës": me këto fjalë Flavio Briatore kërkon të justifikojë vendimin e tij për t‘u larguar nga Renaulti. Në këtë mënyrë, menaxheri italian nuk do të paraqitet përpara Këshillit Botëror (më 21 shtator), një mënyrë me të cilën skuadra Reno do të evitojë masa të forta ndëshkimore nga FIA-a për skandalin "crashgate". "Po mundohem të shpëtoj skuadrën, pasi kjo është detyra ime. Ja përse vendosa të largohem", shtoi ai. Britanikja "Daily Mirror" shkruante se gjoba për skuderinë franceze mund të kapë shifrën 55 milionë euro. Ndërsa sipas "Telegraph", Singapori mund të kërkojë ekstradimin e Briatores dhe Simonds, nëse konfirmohet se ata ishin shkaktarët e aksidentit të Nelsinjo Pikesë. "The Sun" theksonte mundësinë e largimit të Briatores edhe nga QPR, skuadra e Ligës së Dytë angleze, ku është bashkëpronar me Lakshmi Mital dhe Berni Ekleston.