Alanca Kuq e Zi, mijëra abetare për fëmijët e emigrantëve
Share
Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot fushatën me moton Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion. Në një deklaratë për shtyp, AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.
Sipas Aleancës, fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe, ndërsa u ka kërkuar nënave t`u mësojnë atyre gjuhën kombëtare.
Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjes, aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.
Mbroni shqipen si arbëreshët, si stërnipat e Skënderbeut,” thekson AK-ja, ndërsa u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.