E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthja e parë lezbike në Marinën Amerikane (FOTO)

Share

Dy marinare amerikane janë bërë çifti i parë homoseksual që dhuron një puthje të hapur pasi SHBA i dha fund politikës mos pyet, mos trego për homoseksualët në ushtri.

Marinarja Marissa Gaeta, e cila kishte qenë në det për 80 ditë, fitoi të drejtën për tu bërë i pari person që puth partnerin pasi zbret nga anija. Kjo është një traditë për anijet ushtarake.

Në shtator të këtij viti u vendos ti jepej fund politikës Mos pyet, mos trego pas shumë debatesh.

Kjo politikë kishte ndaluar homoseksualët e deklaruar që të shërbenin në ushtri.

Ndërsa çifti puthej, marinarët e tjerë brohoritën dhe tundën flamujt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›