Krishterimi është sërish feja më e madhe në botë
Të krishterët vazhdojnë të mbeten grupi fetar më i madh në botë. Por të krishterët janë pakësuar ndjeshëm në Europë. Kështu, aktualisht një e katërta e të krishterëve jetojnë në Europë në krahasim me dy të tretat që jetonin para një shekulli. Studimi është realizuar nga Pew Research Forum me qendër në Uashington.
Studimi ka treguar se Afrika Sub-Sahariane ka parë rritjen më të madhe të popullsisë së krishterë në shekullin e shkuar, duke u rritur nga rreth 9 milion të krishterë në vitin 1910 në 516 milion sot.
Vendet me numrin më të madh të të krishterëve janë SHBA, Brazili, Meksika dhe Rusia.
Autorët e studimit thonë se Brazili ka dy herë më shumë katolikë romanë se Italia, kurse Nigeria ka dyfishuar e protestantëve sa Gjermania.
Në total, Krishterimi ka 2.2 miliard pasues. Islami është feja e dytë me 1.6 miliard, ose pak më pak se një e katërta e popullsisë globale.
Më pak të krishterë ka në Afrikën e Veriut- aty ku nisi besimi, me vetëm 4 përqind të popullsisë totale.
Rreth 5 përqind e Kinës- ose 67 milion njerëz, janë të krishterë.