E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm fals për bombë në aktivitetin e PDIU. Shpëtim Idrizi: Këto metoda nuk na ndalin

policia-makine(E PERDITESUAR)- Duhej të ishte një aktivitet i komunitetit çam, ku do të nënshkruhej rezoluta, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Një telefonatë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit për një bombë të vendosur në Pallatin e Kulturës së qytetit bregdetar ka alarmuar forcat e policisë.

Telefonata është bërë ndërkohë që në Pallatin e Kulturës po zhvillohej një aktivitet i Shoqatës Çamëria dhe PDIU.

Pasi të pranishmit janë nxjerrë nga salla, është bërë një kontroll i imtësishëm.

Forcat e policisë kanë deklaruar se alarmi ishte fals. Sipas tyre, dyshohet se qëllimi i telefonuesit ka qenë që të prishë aktivitetin e PDIU.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Idrizi deklaroi se ky akt u ndërmor për të penguar aktivitetin.

Ai tha se këto metoda nuk do e ndalojnë rezolutë çame. Ai shtoi se ky është një akt i rëndë, por fatmirësisht ka rezultuar i rremë.

Kryetari i PDIU tha se përkrahësit e kësaj partie nuk janë larguar, por e kanë vijuar aktivitetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›