Kavajë, plumba koordinatorit të FRD-së
Koordinatori i FRD-së në Kavajë, Fatbardh Belba, është qëlluar me armë gjatë pasdites së sotme.
Sipas burimeve të policisë, ai është qëlluar dy herë, por për fat plumbat e kanë zënë në këmbë, duke mos vënë kështu në rrezik jetën e tij.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e krimit dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Policia për momentin ka përjashtuar pistën politike të ngjarjes, duke thënë se Belba mund të jetë qëlluar për ndonjë hakmarrje të mundshme.
“Nga hetimet e menjëhershme të kryera nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi Ilir Rifat Aga, 40 vjec.
Paraprakisht dyshohet se, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të mëparshëm përmes vëllajit të të dëmtuarit dhe vëllait të autorit, e ndodhur në vitin 1992“, thuhet në deklaratën e policisë.